Reciprociteti për targat e Serbisë krahas në Jarinje po zbatohet edhe në Merdare

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Ky vendim krahas pikës kufitare në Jarinje ka filluar të zbatohet edhe në pikën kufitare në Merdare.

Sipas vendimit që ka hyrë sot në fuqi obligohen që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Sipas këtij vendimi targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Fillon seanca e parë e Kuvendit të Kosovës në sesionin vjeshtor

Read Next

Kurti: Targat janë imponim nga pala tjetër