MPB: Shmangni pikat kufitare në Bërnjakë dhe Jarinje

Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga qytetarët të mos i shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje të Mitrovicës, kjo sipas tyre për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë.

MPB-ja ka kërkuar nga qytetarët t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim

MPB gjithashtu ka bërë të ditur se qytetarët që qarkullojnë nga Kosova në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje duhet të pajisen me targat e përkohshme RKS.

“Njëkohësisht, njoftojmë qytetarët të cilët qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, se mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme’, thuhet në njoftimin e MPB-së./GazetaSinjali

Read Previous

Policia konfiskon targat në Graçanicë, ato të Serbisë duhet të zëvendësohen në kufi

Read Next

Miratohet në parim projektligji për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë