Në vendimin që e mori sot Qeveria e Kosovës për reciprocitetin për targat thuhet që: “Obligohet paisja me targa të përkohshmë për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Paisja me targa të përkoshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”. Një vendim të kësaj natyre e kanë mirëpritur edhe qytetarët e komunës së Gjakovës të cilët janë shprehur se çdo gjë në këtë drejtim do të duhej të ishte reciproke.
Ndërsa qytetari Manush Agushi në lidhje me vendimin shprehet se në asnjë moment nuk duhet qeveria të kthehet prapa përkundër ankesave që mund të ketë nga ana e palës serbe.
Zbatueshmëria e këtij vendimi që ka për qëllim reciprocitetin për target e automjeteve ka filluar që nga mëngjesi i ditës së sotme në të gjitha pikat kufitare.https://www.syri-vision.tv/