Kur do të fillojë mësimi? Takohen drejtorët komunalë dhe përfaqësuesit e ministrisë

Kolegjiumi i drejtorëve komunalë të arsimit do të takohet sot me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për të diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Këtë e ka konfimruar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi deklaroi se mbledhja ka filluar në orën 10:00.

“Sot në orën 10:00 e kemi takimin e kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit me përfaqësues të MASHTI ku do të diskutohet rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe skenariot për fillim të vitit të ri shkollor”, ka thënë Ibrahimi.

Ndryshe, viti i ri shkollor ishte paraparë të fillonte më 13 shtator, por për shkak të situatës me COVID-19 në vend, u pezullua deri më 26 shtator.

Ende nuk dihet nëse viti i ri shkollor do të fillojë më 27 shtator, apo do të shtyhet për ndonjë datë tjetër. /GazetaSinjali

Read Previous

Liberalët fitojnë zgjedhjet në Kanada

Read Next

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon leje për të apeluar këtë vendim