Serie A kthehet me tri ndeshje sonte

Në Serie A, të martën do të zhvillohen tri ndeshje të xhiros së pestë.

Dueli më i interesant do të jetë ai mes Fiorentinës dhe Interit.

Diferenca në mes dy skuadrave është një pikë në të mirën e Interit.Ndeshja tjetër do të jetë ndërmjet Atalantas dhe Sassuolo.

Për dallim nga ato dy ndeshje që fillojnë në ora 20:45, nga ora 18:30 starton dueli Bologna & Genoa.

Aktualisht, Napoli është lider në tabelë me pikët e plota, 12 sosh. /Insajderi.com

Read Previous

Pas dy muajsh mungesë arrin furnizimi me insulina në QKMF

Read Next

Norwich – Liverpool, Rashica shihet si startues