Gjakovë, arrestohet një person pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka rrahur gjyshin e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka rrahur gjyshin.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor.

Gjakovë, 22.09.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Gjatë këtij viti mbi 1 mijë raste të reja me kancer në Kosovë

Read Next

Si të aplikoni për të marrë paratë nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike?