Pa zgjidhje, familja 4 anëtarëshe akoma po jeton në rrugë

Me 11 shtator televizioni Syri kishte raportuar për një familje që jeton pothuajse në rrrugë. Aty ku e lamë në fillim të shtatorit, pranë shëtitores së lumit Krena ende po vazhdon të jetojë Leonita me familjen e saj. Tashmë veçse jemi në stinën e vjeshtës dhe temperaturat gradualisht po bien. E netët e fundit Leonita thotë se kanë pasur shumë ftohtë.

Zyra për Kthim dhe Komunitete në Komunën e Gjakovës në prononcimet e mëhershme kishin deklaruar se për 6 muaj mund të sigurojnë qera deri në shumën e 100 eurove për Leonitën dhe familjen e saj, mirëpo banesën ajo duhet ta gjej vet. E kjo duket të jetë pjesa më e vështirë për Leonitën, pasi që njerëzit te të cilët ajo kërkon qera nuk i besojnë se ajo ka paratë e mjaftueshme për ta paguar atë. Derisa ditët po kalojnë pa zgjidhje, netë edhe më të ftohta e presin këtë familje që nuk po shohin më asnjë fije shprese.

Read Previous

Haradinaj thotë se ishte në zyrën e Kurtit, por ai nuk ishte aty

Read Next

Shala: LDK të rikthehet aty ku e ka vendin-KRONIKË ZGJEDHORE