Dializa është një procedurë e cila kryhet tek pacientët veshka e të cilëve ka dalë përkohësisht ose përgjithmonë jashtë funksionit. Në mesin e pacientëve që trajtohen në repartin e hemodializës në spitalin “Isa Grezda” është edhe Bukurie Jahjaga e cila tha se në këtë gjendje ka ardhur si pasojë e tumorit që kishte një njërën veshkë.
Ndërsa Qazim Malkurtaj vjen nga Bajram Curri për të marrë këtë shërbim mjekësor që është jetik. Shqetësuese për të mbetet aparatura e vjetëruar dhe kushtet në këtë repart.
Në repartin e hemodializës në spitalin e Gjakovës aktualisht po trajtohen 70 pacientë, prej tyre 8 janë nga Shqipëria. Sa i përket furnizimit me material për dializë janë të mbuluar nga ministria e shëndetësisë por mëse e nevojshme është ndërtimi i një reparti të ri të dhe këtë kërkesë Shala e ka drejtuar në institucionet gjegjëse
Shumica e pacientëve vijnë në dializë 3 herë në javë dhe ky proces zgjat mesatarisht 4 orë. Të gjithë këta pacientë kanë edhe sëmundje kronike, diabet dhe sëmundje të tjera por që kryesisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Sipas mantelbardhëve edhe në këtë repart ka pasur pacientë të cilët janë infektuar me Covid-19, mirëpo e kanë tejkaluar atë pa ndonjë rrezik.