Ish-futbollisti turk, 35 vjeçari Sezer Oztur rasportohet se ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë pas një incidenti në trafik.
Nuk kaloi shumë kohë para se krimi i rëndë të shpërndahej gjithandej në media, derisa pamjet e kamerave të sigurisë u shfaqën në publik.
Ozturk dyshohet se nxori armën dhe qëlloi mbi kalimtarët të cilët bllokuan rrugën pas një grindjeje në trafik, në afërsi të Stambollit.
Sipas mediave të huaja, futbollisti u arrestua, ndërkohë që ka raportime që thonë se i njëjti është ende në arrati.
Ndërkohë tashmë është konfirmuar se shoku i tij me të cilin ishin bashkë, është dorëzuar në polici.
“Unë nuk kam marrë pjesë në incident në asnjë mënyrë dhe nuk kam informacion për atë që ka ndodhur. Thirra Sezerin, por nuk mund ta merrja. Më duhej kohë për t’u mbledhur veten, kështu që të nesërmen u dorëzova në polici vullnetarisht”, tha ai.
Sipas informacioneve fillestare, emri i viktimës është Khalil Ibrahim, 24 vjeç, derisa raportohet se edhe babai i tij ka mbetu i plagosur në incident.
Ozturk, ka luajtur për Ferenbahcen dhe Besiktas./Reporteri.net