Është rrëzuar një aeroplan i ambulancës të shtunën në Abu Dabi, i drejtuar nga policia e këtij shteti, ku kanë humbur jetën katër persona.
Policia e Abu Dabit nuk kanë dhënë detaje për vendin dhe shkaktarin e aksidentit, shkruan India Today.
Ndërkaq zyrtarët policorë kanë bërë të ditur se në mesin e viktimave janë dy pilotë, një mjek civil dhe një infermier.
Autoritetet shprehën ngushëllime për familjet, miqtë dhe kolegët e viktimave të këtij aksidenti./GazetaSinjali