KEDS mohon se do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se nuk ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike meqë kjo s’mund të parashikohet.

“KEDS nuk ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ne nuk mund të paragjykojmë se çka do të ndodhë”, ka thënë Buzhala në një sqarim për media.

Pak më herët u raportua se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Read Previous

Murati: Qytetarët s’do të kenë më nevojë të nxjerrin vërtetimin e pronës kur regjistrojnë veturën

Read Next

Hajdari: Do merren masa mbrojtëse antidamping ndaj disa kompanive serbe