Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakoës nga LVV, Mimoza Kusari-Lila bashkë me ministren e ekonomisë, Artane Rizvanolli qëndruan në hapësirat e Metalikut. Kusari-Lila njoftoi detajisht ministren për planet mbi parqet industriale.
Ministrja Rizvanolli u shpreh se kjo është nxitje për bizneset e reja dhe patjetër që do e ketë përkrahjen e nivelit qendror.
Në takim u diskutua edhe mbi parqet teknologjike për rini për të cilat Kusari-Lila tha se janë në plan të riorganizohen tek objekti i bankosit gjatë mandatit të saj.