Asnjë pacientë i hospitalizuar me COVID-19, mbyllet Mjekësia Sportive

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është mbyllur Mjekësia Sportive.

Përmes një postimi në Facebook, ShSKUK bën të ditur se nga dita e sotme aty nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19, përcjell Klankosova.tv.

“Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19. Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive. Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. “, thuhet në njoftimin e tyre.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë

/KlanKosova/

Read Previous

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Read Next

Dy persona gjenden të vdekur në Shtime dhe Brezovicë