Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në kuadër të fushatës zgjedhore ka shprehur përkrahjen e tij për kandidatin për kryetar të Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini.
Haradinaj ka thënë që Gjakova ka kaluar edhe shumë periudha të vështira, por duhet të ndihet krenare për arritjet e veta.
Haradinaj gjithashtu në videon e publikuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se Gjakova e bënë krenar tërë kombin.