Hapet konkursi për pranimin e nxënësve dhe studentëve në Konviktin “Sadik Stavileci”

Konvikti “Sadik Stavileci” në Gjakovë ka hapur konkurs për pranimin e nxënësve dhe studentëve. Kjo pas aprovimit të Ministrisë së Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, që ka miratuar një vendim të tillë. Sipas konkursit të publikuar nga Këshilli i Konviktit, të drejtë konkurimi për pranim në konvikt kanë të gjithë nxënësit dhe studentët e rregullt të shkollave të mesme dhe Univesitetit të Gjakovës, Fakulteti i Edukimit dhe Universitetet private të akredituara nga MASHTI.

Përparësi kanë nxënësit dhe studentët me kushte të vështira ekonomike, ata me sukses më të mirë, fëmijët e heronjëve, dëshmorëve, martirëve dhe të zhdukurve dhe fëmijët pa prind.

Dokumentacioni i nevojshëm që nevojitet është Fletë kërkesa për aplikim që merret në Drejtorinë e Konviktit, Vërtetitmi që është nxënës dhe student i rregullt, Fotokopje e dëftesës apo certifikatës nga viti paraprak shkollor, Dy fotografi, Certifikata e vaksinimit të plotë ose njërës dozë kundër Covid-19.

Afati i aplikimit është nga data 18 deri më datë 21. Aplikacionet mund të dorëzohen prej orës 8:00 deri në orën 14:00.

Read Previous

​ENEMO: Zgjedhjet në Kosovë ishin të qeta

Read Next

Asnjë i vdekur dhe një rast i ri me COVID-19