Insulinat dhe trajtimi i diabetit (VIDEO)

Pacientët që përdorin insulinë në komunën e Gjakovës nuk e kanë problem sigurimin e saj. Kjo pasi që  Qendra e Mjekësisë Familjare është furnizuar rregullisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Personeli shëndetësor thotë se  janë të siguruara pothuajse të gjitha llojet e insulinave përveç Levemir-it. Edhe pacientët pohojnë se janë furnizuar rregullisht në qendër në periudhën e pandemisë.
Se si vjen pacienti deri te përdorimi I insulinës na njoftoi mjeku endokrinolog Luan Gola.

Ai theksoi: “ Përveç insulinave moderne është duke u punuar edhe në preparate të reja, që mundësojnë aktivitetin e insulinës për kohë më të gjatë. Mungesa e insulinës në organizëm shkakton dëme në organizëm varësisht nga tipi i diabetit.”

Insulinat mbulohen në mënyrë të plotë nga Ministria e Shëndetësisë, ndonëse ka akoma mungesë të preparateve adekuate për trajtimin e të sëmurëve me diabet.
 Në Kosovë janë rreth 17 000 përdorues të insulinës.

Read Previous

Shoqata “Bereqeti”, ndihmon familjet që pësuan nga vërshimet (VIDEO)

Read Next

Pelegrinët serb as këtë vit nuk erdhën në Gjakovë (VIDEO)