Iniciativa e Femrës Kosovare apelon për ndihmë (VIDEO)

Si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit, shumë njerëz kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. E për tu ardhur në ndihmë personave të dëmtuar, organizata Iniciativa e Femrës Kosovare ka bërë thirrje tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.

Eranda Kumnova Baçi, drejtoreshë ekzekutive tha: “Ne sot në mëngjes së bashku me komunën bëmë apel tek organizatat, bizneset dhe qytetarët e vullnetit të mirë që të fillojmë të mbledhim ndihma për të dëmtuarit nga ngjarjet e fundit”. Tutje Kumnova- Baçi  theksoi se të gjithë njerëzit që dëshirojnë të ndihmojnë, mund të paraqiten pranë zyrës së IFK-së.
Reshjet e fundit shkaktuan dëme në mbarë Kosovën.

Read Previous

Familjet e strehuara në Aeroportin e Gjakovës janë në gjendje të mirë shëndetësore (VIDEO)

Read Next

Alternativa: Vërshimet, fatkeqësi infrastrukturore