Në një konferencë për media, Ali Tafarshiku sekretar i subjektit politik Alternativa ka shprehur pakënaqësinë e tyre ne lidhje me stagnimin apo mos implementimin e disa projekteve infrastrukturore në komunën e Gjakovës.
Madje ai vërshimet e fundit të cilat kanë shkaktuar shumë dëme në këtë qytet, i ka përkufizuar si fatkeqësi infrastrukturore.
“Institucionit lokal mund t’i duket si fatkeqësi natyrore por në fakt kjo është fatkeqësi infrastrukturore” tha Tafarshiku. Ai tutje fajësoi komunën për fatkeqësitë e fundit.
Në lidhje për këto problematika të cilat I ka theksuar Tafarshiku është prononcuar Nita Efendia, zyrtare për informim në Komunën e Gjakovës.
“Ne jemi duke punuar lidhur me këto projekte të cilët do të implementohen në vitin 2021. Problematika e pikës së zezë na përcjellë ndër vite edhe në qeverisjet e kaluara” tha ndër të tjera, Efendia.