Lumi Drin përmbyt zonat përreth (VIDEO)

Bizneset që janë të ndërtuara buzë lumit tash e 20 vite nga sot nuk janë në funksion sepse janë përmbytur nga uji. Pronarët e restauranteve u ankuan se cdo herë kur ka reshje të shiut, lumi del nga shtrati por kësaj radhe përmbytjet janë më të mëdha dhe i kanë shkatërruar plotësisht ato objekte.
Dëmtim ka pësuar rruga kryesore në fshatin Ujz. Rrëshqitja e dheut dhe dëmtimi i pjesshëm i rrugës ka bërë që banorët të cilët e frekuetojnë këtë rrugë të ndihen të rrezikuar.

Të përmbytura janë edhe tokat bujqësore në rajonin e Hasit. Hektarë të shumtë me të mbjellura janë dëmtuar, uji I rrëmbyeshëm ka gërryer dheun e fushave dhe si pasojë po shfaqet edhe rrezik për shtëpitë në disa lagje të këtij rajoni.

Read Previous

Dëmtohet ura në rrugën “Mithat Frashëri” në Gjakovë

Read Next

Mr.Bean me akuza kundrejt “Friends”