Në fshatin Kusar në Gjakovë sot është raportuar për një ari në pyllin e fshatit diku në afërsi të shtëpive. Banorët janë alarmuar nga prezenca e ariut në fshat dhe të nj♪7jtit e kanë lajmëruar policinë.
Policia në bashkëpunim me inspektorët komunal kanë vëzhguar nga afër prezencën e ariut që kishte ngelur në një nga rrethojat e fshatit. Mirëpo situata do të mbetet në vëzhgim të institucioneve kompetente që merren me mbrojtjen e kafshëve për të ndërmarr hapa konkret për trajtimin e ariut.