KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të 37 Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.

Në Gjakovë, kryetari aktual dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini do të jetë në balotazh me ish-kryetaren dhe kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Gjini në këto zgjedhje ka fituar gjithsej 18,973 vota ose 45,76%, ndërsa Kusari-Lila renditet e dyta me numrin e votave të siguruara me gjithsej 15,426 vota ose 37,20%. Diferenca mes kandidatëve është 3,547 vota.

Kandidati i PSHDK-së, Ferdinand Kolaj kësaj radhe është renditur i treti 2837 ose 6.84. Ndërsa kandidatin e LDK-së, Teki Shala e kanë votuar gjithsej 2330 qytetarë ose – 5.62%.  Në këtë garë e e parafundit sipas KQZ është renditur kandidatja nga PDK Arbënesha Kuqi me1.377 ose 3.32%, ndërsa vetëm 522 vota ose 1.26% ka fituar kandidati nga Nisma Social Demokrate Fazli Hoxha.

Në Komunën e Gjakovës numri i votuesve të regjistruar ka qenë 113 165, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 40,569 qytetarë. Numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit, si me kusht, VPNV dhe me postë është 1,637 ndërsa pjesëmarrja në votime në Gjakovë është 37,30%

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Nga ky rezultat del që qytetarët e komunës së Gjakovës me 14 nëntor edhe njëherë do të duhet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur njëri nga dy kandidatët që do të jenë në balotazh.

Read Previous

Kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministrja Haxhiu bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Read Next

Ushtarakët rezervë të Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi