Një vajzë është shtruar në spitalin e Gjakovës pasi kishte gjakderdhje nga hunda, dyshohet se ajo është detyruar të përdorë substanca narkotike.
Aktualisht ajo është e shtruar në spitalin regjional “Isa Grezda” ku edhe po trajtohet.
Në e-mailin që kemi pranuar në redaksinë e TV Syrit nga policia për rastin në fjalë thuhet: “Me datë 13.01.2021 rreth orës 19:00 është pranuar një informatë nga emergjenca se një qytetare ishte pranuar për tretman dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, dyshohej si pasojë e përdorimit të narkotike”.
Viktima ka treguar se një person e kishte detyruar të përdor narkotikë, substancë të bardhë duke bërë kështu që t’i keqësohet gjendja shëndetësore si gjakderdhje nga hunda. Ajo është hospitalizuar.
Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar të dyshuar dhe dëshmitarë të ngjarjes, mirëpo i dyshuari kryesor ende nuk është kapur. Për rastin janë njoftuar njësia e hetimit, njësia e tvtn-s si dhe prokurori kujdestar i cili pas intervenimit ka liruar dy të dyshuarit.
Gjakovë: Një vajzë përfundon në spital, e detyruan të përdorë drogë