Sot u mbajt takimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ku kryetari i komunës Ardian Gjini prezantoi kandidatët për deputetë të Gjakovës nga radhët e kësaj partie.
Kandidatët janë: Pal Lekaj, Teuta Haxhiu, Burbuqe Bakija Deva, Lahi Brahimaj, Agron Kryeziu, Haxhi Sejdiu, Florentina Gjergji, Erzen Vala, Adea Roka, Shefqet Dinaj dhe Hajredin Berisha.
Gjini tha se këta janë kandidatët e konfirmuar kurse kryetari i AAK- së, Ramush Haradinaj tha se me 14 shkurt do vendoset se kush do jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. “Sot nuk po e kërkoj votën vetëm për deputetët, sot po e kërkoj votën dhe për veten, që si president të arrijmë t’i zgjidhim situatat në të cilat sot Kosova ndodhet…”
Pos tjerash Haradinaj falënderoi të pranishmit dhe kërkoi besimin e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.
AAK prezanton kandidatët për deputet nga Gjakova