Procesi mësimor fillon me 18 janar

Pas situatës së jashtëzakonshme me virusin Covid 19, shkollat u detyruan ta mbyllin më herët procesin mësimor me 18 dhjetor, si dhe ta fillojnë më vonë atë me 18 janar.

“Shkollat i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të filluar sa më mbarë gjysmëvjetorin  e dytë si dhe kjo periudhë është shfrytëzuar për dezinfektimin e institucioneve shkollore” tha Drejtori i Arsimit në Gjakovë, Gjevalin Nikollbibaj.

SBASHK-u ka paralajmëruar për grevë nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre e për këtë drejtori tha: “Jemi të obliguar të nisim mësimin të hënën pasi që ministria e ka lëshuar këtë vendim”.

Mësimi do të filloj me 18 janar dhe nxënësit do të vijojnë mësimin duke iu referuar skenarit A, që parasheh kthimin në bankat shkollore.

Read Previous

A është i sigurt për konsum mishi në mishtoret e Gjakovës?

Read Next

Alkent Pozhegu portretizon Joe Biden