Të dielën e ardhshme gjysmën e komunave i pret balotazhi

Të enjten KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë. Sipas këtyre rezultateve, 21 komuna do të garojnë të dielën e ardhshme në randin e dytë në balotazh.

Këto janë komunat që do të garojnë për randin e dytë:

Në Komunën e Gllogovcit do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së me 45.50 për qind të votave dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin me 30.50 për qind të votave.

Gjilani do të ketë balotazh ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja dhe Alban Hysenit nga LVV-ja.

Komuna e Gjakovës do të ketë balotazh ndërmjet Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lilës së LVV-së.

Komuna e Kaçanikut do të ketë balotazh mes Besim Ilazit nga PDK-ja dhe Jeton Rakës nga LVV-ja.

Dragashi në balotazh do ta ketë Bexhet Xheladinin nga LDK-ja dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja.

Burim Berisha i LDK-së dhe Enver Bajçinca nga LVV-ja do të jenë në balotazh për Fushë Kosovën.

Në Istog në balotazh do të jenë Ilir Ferati i LDK-së dhe Bekë Berisha nga AAK-ja.

Balotazhi në komunën e Obiliqit zhvillohet ndërmjet Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin dhe Halil Thaçit të LVV-së.

Në komunën e Klinës në balotazh shkojnë Zenun Elezaj nga AAK-ja dhe Esat Raci nga PDK-ja.

Në Kamenicë në balotazh shkojnë Qëndron Kastrati nga PSD-ja dhe Kadri Rahimaj nga LVV-ja.

Në balotazh në Rahovec do të jenë Smajl Latifi i AAK-së dhe Visar Korenica i LVV-së.

Komuna e Podujevës shkon në balotazh me Ekrem Hysenin e LDK-së dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shkon në garën e balotazhit ndërmjet Arben Vitisë së LVV-së dhe Përparim Ramës së LDK-së.

Në Viti në balotazh shkojnë Sokol Haliti i LDK-së dhe Arsim Ademi i LVV-së.

Në Prizren në balotazh përballen Mytaher Haskuka i LVV-së dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja.

Komuna e Junikut shkon në balotazh mes Agron Kuçit nga AAK-ja dhe Ruzhdi Shehut të LDK-së.

Komuna e Malishevës shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate dhe Isni Kilajt të PDK-së.

Në Vushtrri në balotazh kanë shkuar Ferit Idrizi i PDK-së dhe Xhafer Tahiri i LDK-së.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së dhe Naim Ismajli i PDK-së.

Kllokoti shkon në balotazh mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga.

Komuna e Mamushës shkon në balotazh me Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi./Gazetasinjali

Read Previous

446 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Read Next

Gjendet i vdekur një shtetas gjerman në Gjakovë