Formacionet zyrtare të ndeshjes Valencia – Atletico Madrid

Valencia dhe Atletico Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Los Che janë nikoqir të Los Colchoneros në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të e cila zhvillohet në stadiumin ‘Mestalla’ me fillim nga ora 16:15.

Ekipi i Diego Simeones vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë dhe synon të marrë tri pikët për t’i qëndruar hije liderit, Real Madridit.

Në anën tjetër, vendasit kanë marrë një fitore në fund pas disa rezultateve negative radhazi dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

ValenciaCillessen; Foulquier, Alderete, Diakhaby, Gaya; Soler, Wass, Guillamon, Costa; Racic, Guedes;  

Atl MadridOblak; Savic, Gimenez, Hermoso; Trippier, De Paul, Koke, Carrasco; Correa, Suarez, Griezmann; /Telegrafi/

Read Previous

Struga, qytet i bastoreve

Read Next

Familja Dedaj, aty ku 35 fëmijë të braktisur po gjejnë ngrohtësi