Familja është mjedisi më i mirë ku duhet të rriten fëmijët, por epitetin prind nuk ta dhuron vetem sjellja e një fëmiu në jetë, këtë epitet e fiton dhe nga dashuria e kujdesi që mund tu ofrosh fëmijëve të tjerë.Ndonësë, prindërit janë partnerët më të rëndësishëm për të përmirësuar situatën e fëmijës, por kur vërtetohet se familja nuk e mbron fëmijën apo në rastin më të keq, është abuzuesi i tij, atëherë strukturat shtetërore kanë përgjegjësinë për të ndërhyrë edhe në familje, dhe kështu mund të vendosin të aplikojnë përkujdesjen alternative. Me Kujdes alternativ kuptojmë një masë të përkohshme mbrojtje për fëmijën i cili ka mbetur pa përkujdesje prindërore dhe kur për mbrojtjen e tij është i nevojshëm strehimi.
Ekipi i së shtunës u kujdes që të shikonte hap pas hapi se si fillon një ditë e zakonshme pune për zyrtarët e shërbimeve sociale, koordinatorën e strehimit familjarë, Jozefina Osmani dhe kujdestarën ligjore të fëmiut, Trumza Lila Ukmata, duke u njoftuar se kujdesi alternativ, është shërbim, që tash e disa vite me shumë dëshirë e vullnet po aplikohet edhe nga tetë familje në komunën e Gjakovës.
Njëra ndër këto familje është dhe familja Dedaj nga fshati Planqor i komunës së Gjakovës, familje kjo e cila ka rreth 20 vite që është kujdesur për 35 fëmijë të ndryshëm.. emocionet,lumturinë, angazhimet e vështirësitë në përcellje të një dashurie të pafundme na tregojnë dhe vetë ky qift.
Çdo prind ose kujdestar ligjor i fëmijës ka detyrimin t’i sigurojë atij mirëqenien emocionale, fizike, sociale e materiale, duke u kujdesur dhe duke marrë masat e nevojshme për ushtrimin e të gjitha të drejtave të mbrojtura me ligj.