Në këtë objekt i cili ndodhet në rrugën “Fadil Nimani” në qytetin e Gjakovës mbrëmë është gjetur i vdekur një shtetas gjerman.
Sipas Policisë në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante përfshirë këtu edhe mjeku kujdestar i mjekësisë ligjore i cili e ka konfirmuar vdekjen e tij. Udhëheqësi i sektorit të hetimeve rajonale NënKolonel, Bekim Avdija bëri të ditur se fillimisht një bashkëpunëtore e viktimës ka kërkuar verifikim të gjendjes shëndetësore të shtetasit gjerman dhe policia së bashku me pronarin e banesës ku banonte ai dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ka hyrë në banese dhe ka gjetur shtetasin gjerman pa shenja jete. Avdiaj tha se trupi i pa jetë është dërguar për ekzaminim në institutin e mjekësisë ligjore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe ambasada gjermane. Rasti mbetet si hetim i vdekjes deri në momentin e raportit përfundimtarë të mjekësisë ligjore.