​Ngjarje e rëndë në Prizren, vdes 15-vjeçari pasi u godit me thikë

Një 15-vjeçar në Prizren ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga thika pas një përleshjeje mes pesë të rinjve në këtë komunë.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Drejtoria Rajonale e Prizrenit e cila tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00.

“Sot rreth orës 10:00 në rrugën ‘Ylber Fanaj’ në Prizren, pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia dhe prokurori i shtetit se bashku me forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit.

Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren./KosovaPress

Read Previous

​Shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë përshpejton sëmundjen e zemrës

Read Next

​Kalon tre muaj në aeroport nga frika e koronavirusit