Ajo çfarë e karakterizoi 2020, ishin bebet e shumta që erdhën në jetë! Listës së gjatë të prindërve ju shtuan edhe Justin Timberlake dhe Jessica Biel. Çifti thuhet se e solli në jetë vogëlushin në verë, por tani vendosën të japin detaje nga shtatëzania aq sekrete e aktores.
Këngëtari e miratoi lajmin në emisionin Ellen, dhe po aty zbuloi emrin e tij: ” “Po, jam bërë sërish baba. Emri i tij është Phineas. Ai është kaq i lezetshëm dhe në shtëpi nuk fle askush!”- tregoi duke qeshur këngëtari.
Artistët janë prindër dhe të një djali tjetër 5 vjeçar, Silas Randall Timberlake.
Si duket krizës në çift aq të përfolur të 2019- ës i erdhi fundi me ardhjen në jetë të bebushit.