“Nëse fama është ashtu, nuk dua të jem e famshme”

Ky është rrëfimi pa doreza i aktores angleze, fituese e çmimit Oscar, Kate Winslet.

Suksesi i jashtëzakonshëm i “Titanic” në vitin 1997 vendosi në qendër të vëmendjes protagonistët Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio. Nisur nga kjo, ishte e kuptueshme që Kate të kthehej në një nga figurat më të dashura, por sipas aktores, nuk ndodhi pikërisht kështu.

Aktorja tha se u ndje e bullizuar nga mediat britanike:  Shtypi britanik ishte me të vërtetë i keq me mua. U ndjeva shumë e bullizuar, të jem e sinqertë. Më kujtohet që vetëm mendoja: ‘Mirë, mirë, kjo është e tmershme dhe shpresoj të kalojë’. Me të vërtetë kaloi, por gjithashtu më bëri të kuptoj se nëse fama ishte ashtu, nuk isha gati të isha e famshme.”- tha ajo.

Përveç “Titanic”, Kate ka qenë pjesë e disa filmave të njohur, si “Iris”, “ Eternal Sunshine of the Spotless Mind “,” Little Children”, “The Reader”. Për këtë të fundit u vlerësua si “Aktorja më e mirë” në Oscars 2009.

Read Previous

Sukseset e “1 thes me veti” në mediat evropiane

Read Next

Kush e fitoi garën ”Kupa e Gjeravicës” të mbajtur në bjeshkën e Belegut?