Koshi: Jemi në dispozicion të të gjithë atyre që akoma nuk janë vaksinuar

Qendrës së vaksinimit në komunën e Gjakovës i është shtuar edhe një lokacion ndihmës, në qendrën tregtare “Nertili”. Kjo pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për nxitjen e qyetarëve për tu vaksinuar. Kjo është java e dytë e punës, dhe deri më tani interesimi është i vogël. Sipas mjekut Xhan Koshi, këtu janë administruar mbi 60 doza të vaksinës, kryesisht doza të para.

Kjo qendër është e hapur nga ora 12 deri në orën 19:00 të mbrëmjes. Ata që punojnë këtu thonë se janë në shërbim të të gjithë atyre që duan të imunizohen edhe gjatë ditëve të vikendit, me synimin e vetëm që lufta kundër Covid-19 të jetë më e lehtë për të gjithë.

Read Previous

Kastrati reagon ndaj deklaratave të ministit Murati për pagat në RTK

Read Next

Policia shqipton 2004 gjoba për shoferët që përdorin telefonin gjatë ngasjes