Padyshim që diagnostikimi i një fëmije me diabet paraqet sfidë për prindërit, në javën e diabetit janë miliona fëmijë nëpër botë që vuajnë nga rritja e glukozës në gjak ose diabetit. Ekzistojnë tri lloje të diabetit dhe shkaktari i kësaj sëmundjeje ende nuk dihet, kështu tha mjeku i fëmijëve Lendrit Spahiu.
Simptomat e fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje janë, pirja e shpeshtë e ujit, urinojnë shpesh, ushqehen shumë dhe bijnë në peshë, si dhe kanë plogështi të theksuar.
Fëmijët që diagnostikohen më diabet duhet patjetër të kenë edukim në ushqim duke përdorur dieta si dhe të merren me ushtrime fizike. Mjeku tutje ka shtuar se shoqata amerikane e diabetit ka hapur kampe nëpër botë ku edukohen fëmijët dhe prindërit njëkohësisht se si duhet të trajtohet diabeti tek fëmijët.
Me kalimin e kohës, diabeti mund të shkaktojë dëmtim të zemrës, syve, veshkave dhe nervave, duke shkaktuar kështu probleme kronike por edhe vdekje të parakohshme.