17 nëntori i vitit 1939, përkujton ditën kur forcat naziste kanë ekzekutuar 20 studentë çekosllovakë, të cilët kanë protestuar kundër pushtimit. Në botë, kjo datë shënohet si simbol i luftës për edukim demokratik. Lëvizja studentore e vitit 1997 në Kosovë organizoi protestë për të drejtat e tyre dhe të drejtat e njeriut. Ata kërkuan lirimin e objekteve të Universitetit të Prishtinës nga regjimi serb, i cili i kishte dëbuar studentët shqiptarë nga objektet e tyre universitare. Pjesë e kësaj proteste ishte edhe Yll Ferizi nga Gjakova.
Ndërkaq për dallim nga ato vite sot kjo ditë i gjenë studentët e vendit tonë mjaft të kënaqur kështu u shprehen ata duke treguar se sot i kanë të gjitha të drejtat e tyre elementare për të zgjedhur rrugën e suksesit.