Rritet prodhimi i opiumit në Afganistan

An Afghan farmer harvests opium sap from a poppy field in the Chaparhar district of Nangarhar province on April 19, 2016. Opium poppy cultivation in Afghanistan dropped 19 percent in 2015 compared to the previous year, according to figures from the Afghan Ministry of Counter Narcotics and United Nations Oiffce on Drugs and Crime. / AFP / NOORULLAH SHIRZADA (Photo credit should read NOORULLAH SHIRZADA/AFP/Getty Images)

Në Afganistan është rritur 8 për qind prodhimi ilegal i opiumit në vitin 2021, në krahasim me vitin e kaluar, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara, ndërkohë që opiumi i këtij shteti vazhdon të dominojë tregun e zi.

Prej opiumit të prodhuar në Afganistan, furnizohen 8 prej 10 përdoruesve në gjithë botën.

Sipas Zyrës së OKB-së për ilaçe dhe krime, Afganistani ka korrur 6,800 bimë opiumi më 2021 dhe të hyrat nga opiumi afgan janë rritur në mes të 1.8 miliard dollar dhe 2.7 miliardë dollarë këtë vit, është thënë në mes të tjerash në raport.

Autorët e raportit kanë thënë se kjo rritje është pasojë e paqartësive politike, pas marrjes së pushtetit nga talibanët në muajin gusht.

Vetë talibanët kanë thënë se janë duke analizuar mënyra alternative për angazhim të atyre që merren me korrje të opiumit dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare, në mënyrë që të zvogëlohet prodhimi i kësaj bime.

Afganistani është prodhuesi më i madh i opiumit në botë, andaj përbën rreth 30 për qind të prodhimit global./GazetaSinjali

Read Previous

Ja kë ka emëruar Kurti për këshilltar të Shëndetësisë

Read Next

Ja si do të jetë moti gjatë tri ditëve