Autoritetet në kryeqytetin e Indisë, Delhi, mbyllën të gjitha shkollat dhe kolegjet me kohë të pacaktuar për shkak të përkeqësimit të niveleve të ajrit të ndotur. Gjithashtu, është pezulluar edhe puna në sektorin e ndërtimit deri më 21 nëntor.
Megjithatë, një përjashtim është bërë për projektet e transportit dhe ato të mbrojtjes. Vetëm 5 nga 11 impiantet me bazë qymyri janë lejuar që të operojnë në këtë qytet të Indisë.
Një mjegull mbytëse toksike ka mbuluar Delhin që prej festës Diwali. Niveli i grimcave të dëmshme që përfundojnë në mushkëritë e qytetarëve është shumë herë më i lartë se niveli i sigurt i përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në krijimin e kësaj situatë të rëndë me cilësinë e ajrit kanë ndikuar një sërë faktorësh, si djegia e mbetjeve nga fermerët dhe fishekzjarrët e shumtë për festën Diwali.