Gega: ” Nuk ka rritje të çmimeve të medikamenteve momentalisht “

Ditë më parë në media ka qarkulluar lajmi se pas rritjes së çmimit të produkteve të ndryshme është rritur edhe cmimi i medikamneteve. Mirëpo një gjë e tillë nuk qëndron, sipas kryetarit të Odës së Farmacistëve Gjon Gega, duke shtuar se as çmimet e medikamenteve për terapinë kundër Covid-19 nuk kanë pësuar ndryshime.

Megjithatë jo të gjitha barnatoret kanë të njëjtin çmim të një produkti farmaceutik të caktuar. Për këtë është duke u punuar vazhdimisht që me ligj të caktohen çmimet fikse të barnave thotë Gega, mirëpo kjo akoma nuk është realizuar.

Ky është problemi kryesor edhe për pacientët që thonë se nuk kanë vërejtur ndryshime të mëdha në çmime, por që enden nëpër barnatore pasi çmimet dallojnë, varësisht ku blihen.

Për momentin qytetarët nuk duhet të shqetësohen për rritje të çmimit të medikamenteve mjeksore, mirëpo një gjë e tillë mund të ndodhë pas vitit të ri, varësisht prej situatës që krijohen nga importi i medikamenteve.

Read Previous

Analizë, statistikë, parashikim: Chelsea – Juventus

Read Next

Analizë, statistikë, parashikim: Villarreal – Man Utd