Leonita Smaqi ka nevojë urgjente për sigurimin e një strehe banimi

E pasqyruar disa herë nga kamera e mediumit tonë, gjendja e rënduar ekonomike e Leonita Smaqit vazhdon të mbetet e njëjtë. Vajzën e vogël që nuk e lëshon nga dora as kur del të kërkojë lëmoshë, e mbante në krahë edhe sot.
Leonitën tashmë e preokupon diçka më e rëndë. Asaj i është thënë se duhet të largohet nga ky ambient, nga dikush që i është prezantuar si pronari i ndërtesës.

Momentalisht kur temperaturat kanë rënë Leonita po ngrohet me një stufë të improvizuar, të siguruar nga familja e saj, tek e cila thotë se nuk mund të qëndrojë për shkak se edhe situata e tyre ekonomike është e rënduar, ndërsa tek familja e burrit nuk është e mirëpritur.

Nga Zyra komunale për komunitete dhe Kthim na njoftuan se janë të informuar për rastin. Armend Behluli udhëheqës i kësaj zyre tha se familja e bashkëshortit të Leonitës, i cili është i ri në moshë, ka qenë përfituese e një shtëpie të ndërtuar nga kjo zyrë. Andaj ata janë obliguar që si zgjidhje emergjente  të ofrojnë pagesën e qerasë 6 mujore për këtë familje.

Sipas Behlulit, ZKK-ja është organizuar në gjetjen e një banese me qera, por që akoma nuk kanë hasur në mirëkuptim tek dikush, që mund të lehtësojë gjendjen e kësaj familje të paktën për këtë dimër.

Aktualisht janë duke u ndërtuar 4 shtëpi për pjestarë të komuniteteve  të clët jetojnë në kushte të rënda. Në zyren komunale janë edhe 71 kërkesa për sigurim të strehimit për këtë vit, përfshirë këtu edhe familjen e Leonita Smaqit, e cila është në pritje të ndihmës së ndonjë bamirësi për sigurimin e një kulmi mbi kokë.

Read Previous

Hajdari: Reciprociteti ndaj Serbisë është duke u vendosur përmes barazisë, efekti do të jetë pesëvjeçar

Read Next

Përgjatë këtij viti në Kosovë janë asgjësuar mbi 300 mijë kg produkte konditorike