Prokuroria e Bullgarisë ka njoftuar se në aksidentin targjik në Bullgari humbën jetën 44 viktima, pasi autobusi i “Besa Trans” u përplas dhe më pas u përfshi nga zjarri.
Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka thënë se deri më tash është raportuar gabim për numrin e viktimave.
“Janë gjetur 44 trupa të djegur. Të mbijetuar janë 8, kurse 7 prej tyre janë shtruar në spital për trajtim”, tha ai në konferencën e sotme për media, përcjell Alsat.