Një stuhi e fuqishme goditi Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë të hënën, duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar kërdi në qytetin me rreth 15 milionë banorë.
Një grua humbi jetën në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi të dhe fëmijën e saj. Fëmija mbijetoi me plagë.
Diku tjetër në qytet, erërat rrëzuan një kullë sahati, shkulën pemë dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën tre kamionëve. Të paktën tetë persona u plagosën./GazetaSinjali