Ajri në Gjakovë aktualisht është i pranueshëm

Ndotja e ajrit është temë që kohëve të fundit po diskutohet nga organizata të ndryshme mjedisore. Edhe më aktuale kjo qështje  bëhet gjatë stinës së dimrit. E dimë që ndotja e ajrit shkaktohet nga ndryshimet në atmosferë, të cilat janë të dëmshme për qeniet e gjalla. Forma më e dukshme e ndotjes është smogu apo tymi , pastaj ndotja që vjen nga makinat,por edhe nga ngrohja me dru. Nëse ndotja arrin nivele të larta sipas pulmologut Flamur Marku mund të shkaktojë dëme të njëjta sikurse duhanpirja.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës I cili bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ajri në Gjakovë ka qenë I pranueshëm sot. E një gjë të tillë e konfirmon edhe indeksi botëror i matjes së cilësisë së ajrit. Ditë më parë ishte vendosur edhe një matës I cilësisë  së ajrit në qytetin e Gjakovës falë një projekti të përbashkët të organizatës “Let’s Do it Peja”, Bashkimit Evropian dhe Komunës së Gjakovës por që fatkeqsisht për arsye teknike ky matës nuk është duke funksionuar.

Read Previous

Ja çfarë thonë të huajt për Skënderbeun

Read Next

​Szunyog: Dhuna ndaj grave, një realitet i trishtuar në Kosovë