Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë për në Angli, janë të obliguar që të bëjnë testin PCR dhe të izolohen derisa të rezultojnë negativ për COVID-19.
Nga kjo ambasadë kanë thënë se këto masa vlejnë edhe për personat që janë vaksinuar.
Njoftimi i plotë:
Duke filluar nga data 30 Nëntor, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë për në Angli duhet të bëjnë testin PCR dhe duhet të izolohen deri sa të pranojnë rezultatin negativ. Këto masa vlejnë edhe për ata të cilët janë plotësisht të vaksinuar./GazetaSinjali