Dy të mbijetuar nga aksidenti i javës së kaluar në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, sot do të lirohen për mjekim shtëpiak, ndërsa katër të mbijetuarit e tjerë, janë duke u transportuar nga Sofja për në Shkup, raporton Alsat.
Dy pacientët që janë liruar për mjekim shtëpiak, ishin shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup.
Nga katër të mbijetuarit tjerë, tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut, do të ndalohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ndërsa Lulzim Sulejmani shtetas i Serbisë, do të transferohet në Preshevë.
Sipas raportit mjekësor, të gjithë ata që janë në spital, ndihen mirë. Edhe pacienti i operuar ka filluar të lëvizë tha Filipçe.
Në aksidentin e autobusit që ndodhi mëngjesin e hershëm më 23 nëntor në autostradën “Struma” kanë humbur jetën 45 shtetas të Maqedonisë, ndërsa shtatë janë lënduar./GazetaSinjali