Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë të mbajtur në Elbasan është dakorduar që vitin e ardhshëm shkollor, të dy shtetet të kenë një abetare të unifikuar. Një gjë të tillë po e mirëpresin edhe punëtorët e arsimit në komunën e Gjakovës. Për mësimdhënësen Venera Koshi Caka, abetarja që kanë punuar deri më tani ka qenë e krijuar për këtë qëllim, por nëse është vendosur për krijimin e një abetare të re atëherë duhet të fokusohemi që ajo të jetë e përshtatshme për të gjithë nxënësit.
Edhe mësimdhënësja Dhurata Tara Nixha, thotë se abetarja e re pritet të jetë vazhdim i punës, i asaj të krijuar për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Theksojmë se në mbledhjen e shtatë të dy qeverive të dy kryeministrat janë dakorduar që kjo abetare të jetë unike për të gjithë fëmijët që lexojnë dhe shkruajnë shqip.