Forum teatër projekti i arpolis për nxënësit e shkollave fillore

Komedia “Kosovo for Dummies” u shfaq mbrëmë në teatrin e qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë teksa njëherit e mbylli edhe Festivalin “ArtMania”. E shkruar nga Jeton Neziraj dhe nën regjinë e Blerta Rrrustemi Neziraj, trupa e teatrit të Gjilanit vuri në skenë këtë komedi e cila rrëfen historinë e personazhit me emrin Antigona, e cila është nga Kosova dhe përpiqet të fitoj leje qëndrimin në Zvicër. Publiku që ishte në sallë pati mundësinë të shoh një shfaqje, në të cilën kishte mjaft kthesa dhe kjo i bëri edhe më dramatike rolet të cilat po ashtu ishin shumë atraktive tek secili aktor që ishte pjesë e saj. Fundi i kësaj komedie ishte pozitiv sepse Atigona  fiton të drejtën e leje qëndrimit në Zvicër.

Duartrokitjet ishin ato që e treguan më së miri se si u mirëprit kjo komedi nga adhuruesit e skenës dhe teatrit.Por mbrëmja nuk mbaroj me kaq.

E radhës ishte stand-up komedia nga aktori Gent Hazizi. Ai u ngjit i vetëm në skenë për më shumë se gjysmë ore dhe trajtoj tema kryesisht sociale që kanë të bëjnë me përditshmërinë e një familje apo realitetin shqiptar që ndërlidhet me jetën në mes të dy bashkëshortëve. Genti përmes kësaj stand-up komedie shfaqi një zhanër interesant dhe njëherit edhe guxim artisik që solli të qeshura pafund për të pranishmit.

Mbrëmja vazhdoi me ceremoninë përmbyllëse të ndarjes së çmimeve nga organizatorët e këtij festivali i cili kishte karakter garues. Juria që bëri vlerësimi ishte e përbërë nga Fatos Berisha, Myrvete Kurteshi dhe Rovena Lula. Me çmimin aktori më i mirë u shpërblye Bujar Ahmeti, Aktroja më e mirë iu dha të gjitha aktoreve të shfaqjes ‘’Gratë’’, çmimi special u nda për  regjisoren Blerta Neziraj dhe çmimi kryesor i festivalit u nda për shfaqjen ‘’Andora’’ të teatrit Bekim Fehmiu.

Gjakova është qyteti i kulturës dhe artiti e këtë e dëshmuan edhe sonte kështu tha aktori nga Shqipëria Gent Hazizi i cili tha se cdoherë ndjehet mirë kur është përballë publikut gjakovar.

“ArtMania” ishte festival shumëdimensional i cili bëri bashkë shumë artist të artit figurativ dhe artit skenik. Eskpozita, Shfaqje profesionale, Muzikë, Stand-Up Komedi ishte programi që përgjatë një jave soli aktivitete nteresante kulturore në qytetin e Gjakovës.

Festivali “Artmania” tashmë do të mbahet tradicionalisht dhe edicionet tjera do të jetë më të zgjeruara thanë organizatorët.

Read Previous

​OAK kërkon nga Konjufca dhe Kurti përmirësimin e punës së BQK-së

Read Next

Dëmtohet sërish gypi në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë