Skuadra spanjolle Atletico Madrid dëshiron të sigurojë Diego Simeonen si trajnerin e tyre edhe për shumë vite të tjera, duke i ofruar kështu një kontratë të re, raporton “AS”.
Kontrata aktuale e teknikut argjentinas skadon në fund të vitit të ardhshëm, por Atletico dëshiron t’i sigurojë shërbimet e tij duke i ofruar një kontratë të re, që do ta mbante Simeonen edhe për katër edicione në “Wanda Metropolitano”, përcjell KosovaPress.
Simeone është duke kaluar nëpër një edicion fantastik me skuadrën e Atleticos, ku momentalisht gjenden në pozitën e parë në tabelë, dhe ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë si mysafirë në La Liga kundër skuadrës së Eibar.