Kandidati për deputet nga LDK, Fahredi Spahija, i cili me profesion është fotograf, ka thënë se do t’i fotografonte nudo deputetët nëse ata do ta kërkonin një gjë të tillë.
I ftuar në Klan Kosova së bashku me kandidaten për deputete nga VV, Adriana Matoshi ai tha se fotografia nudo “nuk është diçka për me qesh me të” duke ju referuar Adriana Matoshit.
Kurse Matoshi menjëherë në formë shakaje i është kundërpërgjigjur “njeriu i parë që don me t’u desh jam unë”
Adriana Matoshi tutje ka vazhduar me humor duke pyetur Spahiun “A po don n’ parlament apo ku?”