Zëvendësimi i orëve të humbura për shkak të pandemisë COVID-19 po vazhdon. Në shkollat e komunës së Gjakovës ky proces ka vijuar edhe këtë të shtunë, me të gjitha përgatitjet. Kjo është e shtuna e 5 që mësimi po zëvendësohet. Nxënësit e shkollës teknike ‘’Nexhmedin Nixha’’ kanë qenë prezent në shkollë sot ndonëse disa prej tyre mungonin për shkak të transportit kështu u shpreh profesori i kësaj shkolle Astrit Xërxa.
Nxënësit treguan që kjo është një mundësi e mirë që të mos mbesin mbrapa sa i takon procesit mësimor
Edhe të vegjëlit e shkollës ‘’Emin Duraku’’ dolën që të kompensonin orët që kanë humbur, mësuesja e tyre tha se është e lodhshme për ta që të jenë prezent edhe këtë ditë vikendi por prap se prap ata nuk munguan
Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur se orët e humbura të mësimit që do të zëvëndësohen janë gjithësej 18 të shtuna, gjithnjë duke respektuar masat anti-covid.