128 fëmijë kanë lindur në Spitalin e Gjakovës gjatë muajit nëntor

Në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë muaji nëntor ka qenë një muaj me plot shërbime profesionale. Përgjatë gjithë muajit të kaluar profesionistët shëndetësor janë përpjekur që gjatë gjithë kohës të jenë të shërbim të të gjithë atyre të cilët kanë qenë të hospitalizuar. Raporti i fundit nga ky intitucion bën të ditur se vetëm gjatë muajit nëntor janë hospitalizuar 1163 pacientë të cilëve ju janë ofruar shërbime në të gjitha repartet ku ata kanë qenë të hospitalizuar.

Ndërkaq në repartin e gjinekologjisë janë regjistruar 128 lindje prej tyre 61 djem dhe 67 vajza.

Ndërkaq sa i përket shërbimeve ambulatore në muajin e kaluar janë regjistruar gjithsej, 8382 vizita mjekësore,187 shërbime të CT-së, 1330 shërbime në Ro-Kabinet, 233 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale.

Edhe shërbimet laboratorike kanë qenë dukshëm të ngarkuara gjatë kësaj periudhe. Raporti citon se numri i pacientëve qe kane marre shërbime në Laborator ka qene 2563, ndërkaq në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejtë 739 dializa.

Read Previous

Astrit Selmani i jashtëzakonshëm, realizon ‘het-trick’ brenda 15 minutave

Read Next

Besart Berisha dhe Kristi Vangjeli largohen nga Prishtina