Gjakova prin në përfitimin e bursave nga MASHT për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Ministria Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka ndarë 500 bursa nxënësve të shkollave të mesme të larta të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo është mënyra më e mirë për t’i mbështetur të gjithë nxënësit pa dallim etnie.

Ndërkaq udhëheqësi i organizatës ‘’Roma in action’’ Emrah Cërmjani tha se qyteti i Gjakovës ka më së shumti përfitues të kësaj burse.

Në këtë thirrje, kanë aplikuar gjithsej 543 nxënës, ndërsa Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 500 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfitues/e të kësaj mbështetje financiare në vlerë prej 300 euro për vit mësimor.

Read Previous

Britania, edhe pas Brexit-it, do të luajë rol në Ballkan

Read Next

Edhe këtë vit Krishtlindjet do të festohen duke respektuar masat anti-covid